SA RENDESI KA CMIMI I INTERNETIT, ME TE CILIN U VLERESUA STRESI?

Stresi është një artist që pikpamjet e tij, i ka bërë art dhe nuk druhet që këtë art ta shfaqë kudo. Kujtojmë një varg të tij nga kënga “Lambo” ku thuhet “…sot të gjithë e mburrin vetëm veten, un’ s’jam nga ata që e mburrin vetëm veten”. Këto vargje flasin shumë për filozofinë që përbën thelbin e krijimtarisë së reperit. Eshtë modest Stresi, nga ata personazhe të qetë dhe të fokusuar në punën dhe aktivitetin e tyre.
Me bashpunimin e fundit që patën me Flor Banën dhe Anxhelo Kocin, në “Kënga Magjike” ata morrën një çmim me rëndësi, siç ishte ai i internetit. Kënga e tyre “Sa her e don”, sakaq pushtoi rrjetin. Dhe të jemi të qartë, në një botë, ku nuk ka më albume muzikore thuajse fare, krijimtaria ekspozohet dhe tregtohet online. Ndaj ndjekshmëria pasqyron dhe është tregues i drejtpërdrejtë i një suksesi që për Stresin nuk po njeh kufij.

Zonja dhe zotërinj, vëmendje – Stresi ka një lajm

Stresi e ka fituar vëmendjen e publikut edhe nëse nuk shkruan fare “Vëmendje” në statusin e tij. Reperi ka njoftuar me shumë entuziazëm se në datën 8 Tetor ai dhe Flor Bana do të jenë prezentë në Tv Klan në programin “E Diela Shqiptare”. Artistët do të konkurrojnë për të qenë në Pallatin e Koncerteve, siç Arditi e quan Pallatin e Kongreseve, në “Kënga Magjike”.

Kompeticioni muzikor po afron dhe ndaj çunat janë bërë gati. Stresi është duke kërkuar vëmendjen e merituar e që në fakt e ka kurdoherë me vete.

Kënga më e re e Stresit dedikuar dashurisë së tij

Stresi në bashkëpunim me Anxhelo Kocin kanë sjellë dje një klip shumë të bukur dhe me një tekst domethënës. Me këtë klip Stresi i është bazuar jetës së tij private? Kush është super femra e tij?
Klipi erdhi shumë i arrirë dhe është pëlqyer shumë nga të gjithë sepse gjithmonë Stresi di të godasë dhe të na sjelli projekte gjigande dhe goditëse.
Ai madje dje në profilin e tij në Instagram ka bërë një postim interesant për lajmërimin e publikimit të klipi “Më Fal 2” ai ka thënë: “Ta gëzosh këngën Keisi” me këtë rast ai ka zbuluar edhe emrin që mban super femra e tij sikurse e ka cilësuar edhe në klip.

Postimi i Stresit:

Stresi ka qenë reper që i vogëlt

Disa gjëra përcaktohen që në fëmijëri. Nëse do jesh nesër një djalë i fortë, apo i urtë kjo mund të duket lehtësisht. Stresin mund ta kuptoje që nga fotoja që do të bëhej reper.
Me një kapele në kokë, çibuk në gojë, në vend të cigares, me xhinse dhe një krah të vendosur mbi karrige, a s`duket si djalë i fortë?

Ky është Stresi diku në moshën 10-vjeçare:

Stresi nuk pret thashethemet, por shkruan: ‘Ju lajmëroj se…’

Stresi e mban vazhdimisht të informuar publikun e tij. Ashtu siç bën gjithmonë edhe në këtë rast e ka dhënë lajmin i pari, duke mos pritur thashethemet.

“Ju lajmëroj se po punohet për albumin e 3-t të vërtetë. Arkimedi”, shkroi ai.
Kështu që tani e dini se po vjen diçka e madhe dhe e mirë. Stresi di se ç`bën dhe nuk di të zhgënjejë, ndaj bëhuni gati për të dëgjuar muzikën e zemrës.

Vetëm se ju duhet të prisni!

 

Stresi do të sjellë pjesën e dytë të ‘Më fal’

“Më fal” e kënduar nga Stresi dhe Arbëresha është një ndër hitet e dashurisë. Po Stresi ka vendosur të mos e lërë me kaq. Ai do të sjellë “Më fal 2” dhe lajmin e ka dhënë vetë.
Stresi ka premtuar se do të vijë këtë muaj dhe në këtë rast padurimi shtohet.
Tërësisht baladë, apo edhe pak ritmike si për verë, atë e di vetëm Stresi.
Le të presim edhe pak…

 

Stresi publikon hitin e radhës!

Stresi ka publikuar vetëm pak minuta më parë këngën më të re. “E boj temen”, solli rikthimin e Stresit, por të tjera hite janë rrugës. Një pjesëz të projektit më të ri, Stresi sapo e ka publikuar. “Mos u dorëzo pa fjalë“ është vetëm një frazë e shkëputur nga kënga e re. Ai ka premtuar se në Dhjetor do të bëhet edhe publikimi i të gjithë projektit.

Një pjesëz nga projekti fantastik: