FEATURED MUSIC

divider

ALBUMS

divider

SHOP MUSIC NOW

                    

 

 

Buy “Sa her e don” now!

NEW MUSIC VIDEOS

LATEST NEWS FROM STRESI

divider

STRESI BEFASON FANSAT, SI ASNJEHERE ME PARE VJEN ME KENGE PATRIOTIKE

                                                  Reperi i mirnjohur Stresi ka bërë një lajmërim me rëndësi për fansat e tij.
Me anë të një postimi në Instagram ai kërkon falje që nuk ka mundur të sjell projekte deri më tani por që është duke punuar me intensitet.
“Ju njoftoj dhe kerkoj ndjese per vonesat e projekteve te mia por besomni me mire vone se sa kurre .
Hera e pare qe kendoj nje kenge patriotike Ne Jeten time dhe kemi vendosur Kengen E fatime Sokolit
Te vjetren me titullin : Me Krah Shqipe Nga Tropoja Ty Ket Kong Kosove Ta Knova
Ne Bashkpunim me ? Suprizeee . Dmth do ta kthejm ne versionin modern !!!
Gjithashtu ju njoftoj se Kenga Gun Shot Del ket Muaj. Ft @anestezioni Super Super Hit
Stresi is back . Ju faleminderit👊💨“, shkruan ai.

SA RENDESI KA CMIMI ME TE CILIN U VLERESUA STRESI?

Stresi është një artist që pikpamjet e tij, i ka bërë art dhe nuk druhet që këtë art ta shfaqë kudo.
Kujtojmë një varg të tij nga kënga “Lambo” ku thuhet “…sot të gjithë e mburrin vetëm veten, un’ s’jam nga ata që e mburrin vetëm veten”.
Këto vargje flasin shumë për filozofinë që përbën thelbin e krijimtarisë së reperit.
Eshtë modest Stresi, nga ata personazhe të qetë dhe të fokusuar në punën dhe aktivitetin e tyre.

ZONJA DHE ZOTERINJ, VEMENDJE - STRESI KA NJE LAJM

Stresi e ka fituar vëmendjen e publikut edhe nëse nuk shkruan fare “Vëmendje” në statusin e tij. Reperi ka njoftuar me shumë entuziazëm se në datën 8 Tetor ai dhe Flor Bana do të jenë prezentë në Tv Klan në programin “E Diela Shqiptare”. Artistët do të konkurrojnë për të qenë në Pallatin e Koncerteve, siç Arditi e quan Pallatin e Kongreseve, në “Kënga Magjike”.

Kompeticioni muzikor po afron dhe ndaj çunat janë bërë gati. Stresi është duke kërkuar vëmendjen e merituar e që në fakt e ka kurdoherë me vete.

BIOGRAPHY

divider

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është këngëtar i rrymës Hip Hop-i. Ai e nisi karrierën në vitin 2008, kur ishte 21 vjeç. Stresi është gjithashtu themeluesi i labelit muzikor “Bad Boys For Life”.

Sinopsi

Stresi u angazhua me muzikën që në fëmijërinë e hershme. Ka kënduar dhe interpretuar në disa shfaqje që organizoheshin për shqiptarët e diasporës në kohën kur familja e tij kishte emigruar në Belgjikë. Gjatë karrierës së mëvonshme ka qenë pjesëmarrës në disa festivale nga ku është vlerësuar me çmimin “Best Hip Hop”. Albumet e tij janë “Rrugë pa kthim” dhe “Bad Boys In Town”.

Fëmijëria dhe adoleshenca

Stresi lindi në 15 Qershor, 1987 në Tiranë. Aty kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë deri kur familja u largua për në Belgjikë. Jetoi atje për disa vite deri në 2007-ën. Sapo u rikthye ishte koha për të nisur karrierën muzikore

Historia e emrit “Stresi” ka ardhur nga mënyra sesi e ëma e thërriste kur ishte i vogël. Djali çapkën kishte tentuar të largohej me shokët për në Greqi, ndaj mamaja e quante “Stresi”. Ai është fëmija më i vogël i familjes me tre fëmijë. Ka një motër dhe një vëlla më të madh.
Përpos muzikës, Stresi ka përfunduar studimet e larta për Psikologji edhe pse asnjëherë nuk e ka ushtruar profesionin për shkak të karrierës muzikore.

Karriera

Angazhimet e para muzikore kanë nisur në kohën kur jetonte në Belgjikë. Atje merrte pjesë në aktivitete të ndryshme që organizoheshin për shqiptarët e diasporës. Për publikun e gjerë u bë i njohur në vitin 2008. Ishte pjesëmarrës në Top Fest me këngën “Sonte është nata jem”. Po në të njëjtin vit publikoi klipin e parë “Si me lek Si pa lek”.
Stresi ka krijuar disa këngë dhe e para ka qenë “Unë jam”. E krijoi në vitin 2004 kur nuk ishte ende i njohur.

Ai ka marrë pjesë në “Kënga Magjike” dhe “Top Fest” ku ka fituar “Best Hip Hop”. Bashkëpunimet gjatë gjithë karrierës janë të shumta edhe pse Stresi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e ndonjë grupi muzikor. Ai është themelues i Labelit “Bad Boys For Life”.

Albumet dhe Çmimet

Stresi ka publikuar dy albume. “Bad Boys in Town” dhe “Rrugë pa kthim”. Nga pjesëmarrjet në festivale ka dalë gjithmonë me çmime. Është vlerësuar dy herë me “Best Hip Hop” në “Top Fest” dhe 3 herë me “Best Hip Hop” në “Kënga Magjike”.
Menaxheri muzikor, aktual, është Flor Bana.

Pasionet dhe Filantropia

Udhëtimet me aventura janë pasioni tjetër i Stresit.
Përpos muzikës, koncerteve, udhëtimeve, angazhimet e tij në çështje bamirësie janë të shpeshta edhe pse larg vëmendjes mediatike. Në to ka gjithmonë shoqëruese të ëmën.

STRESI

divider

CONTACT

divider

IMPRINT

divider

Name*

Email*

Message*

Acromax Media GmbH

Neuer Wall 63 20354 Hamburg Deutschland, Managing Director/Represented by: Aldor Nini, VAT-ID: DE256031030, Registered at the Amtsgericht Düren / Germany, Case number HRB 5967

E-Mail: info@acromax.de
Phone: +49 40 609 44 111
Fax: +49 40 609 44 112

BE SOCIAL

divider